Duati mer pjesë në samitin “Open Ballkan”

Posted on July 31, 2021, 1:36 pm
2 mins

 

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Dauti Komerc, Xhemail Dauti, mori pjesë në Forumin për bashkëpunim rajonal që u mbajt në Shkup, nga Dhomat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Në këtë forum, përveç kryeministrave të tre vendeve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Zaev ,Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç kishte pjesëmarrës të shumtë nga sektori i biznesit,  institucione shtetërore, universitete, institucione financiare.Drejtori Xhemail Dauti, kishte mundësinë të diskutoj me shumë faktorë të rëndësishëm për bashkpunimin rajonal me qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, thjeshtimin e formaliteteve të eksport- importit dhe lëvizjen e lirë të mallrave, si  dhe forcimin e urave të bashkëpunimit mes tre shteteve.

Në fjalimin e tij në këtë samit drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Dauti Komerc ka thënë se me këto iniciativa fillon epoka e re e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Paneli u fokusua në interesin e afaristëve nga rajoni të cilët në numër të madh morën pjesë në forumet për ndërlidhje dhe të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për  projektet e reja konkrete që i parasheh  iniciativa.

Përfaqësuesit e odave ekonomike të të tre vendeve, kumtuan se do të formojnë një trup të  përbashkët që do të monitorojë zbatimin e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, si dhe avancimin e përfitimeve

Afaristët shprehën mbështetje e tyre në drejtimet për lëvizje të lirë të fuqisë punëtore në rajon pa pengesa dhe për realizimin e politikës për një leje pune për tërë rajonin dhe njohjen e kualifikimeve me të cilët do të krijohen kushte për ti mbajtur të rinjtë në rajon.