OSMANI: Në raundin e dytë fitorja është e garantuar

Posted on April 25, 2019, 10:36 am
0 secs

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se fakti që pushteti ka fituar kundrejt dy kandidatëve, në raundin e dytë fitorja është e garantuar.
“Absolutisht se po. Gjithmonë rrugët e pashkelura janë të vështira dhe i bëjë vetëm të guximshmit dhe vizionarët. Mendoj se dhamë një mesazh të rëndësishëm për të ardhmen vendit për shkak se Maqedonia duke qenë shoqëri e komuniteteve të ndryshme e vetmja mënyrë për barazi të plotë etnike-kulturore dhe ekonomike është krijimi i urave ndërmjet komuniteteve nëpërmjet konceptit të demokracisë multi-etnike dhe konsensuale”, theksoi Osman Bujari, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, njofton Alsat-M.