Pronari i kompanisë Dauti Komerc , Xhemail Dauti i shopqëruar nga drejtori i Dauti Transport-shped, Daim Ramadani në hapësirat e doganave të Maqedonisë së Veriut kanë vizituar zv/drejtorin e sapoemëruar Muarem Asani.Gjatë këtij takimi ata kanë përgëzuar Asanin duke i uruar suksese në punë me shpresë që bashkëpunimi mes doganave dhe sektorit të biznesit do të thellohet në frymën institucionale.
Në këtë takim të frytshëm, u diskutuan tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me mundësitë për një bashkëpunim më intensiv dhe institucional midis sektorit të biznesit dhe doganat, investimet e kompanisë në zonën e lire ekonomike dhe projekti i terminalit doganor si dhe u diskutua koncepti dhe mundësitë për përkrahje institucionale drejt kompanive për marrjen e licencësës operator të auautorizuar ekonomik. Në këtë drejtim, Dauti Transportshped është në fazën e fundit të licencimit, kurse Dauti Komerc është në fillim të aplikimit për operator të autorizuar ekonomik.