Ilir Prapashtica sjell një tjetër dimension të humorit në serialian, “O Sa Mirë”

Posted on February 04, 2019, 2:57 pm
7 secs

Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një prej më të ndjekurve për momentin në ekranet shqiptare, ku së fundi është shfaqur edhe episodi i 157.

Shikuesve të këtij seriali, vazhdimisht iu bien në sy dy prej personazheve që gjithmonë kanë rrëmbyer vëmendje, e ato janë aktoret Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj.

Por, tashmë serialit i është bashkuar edhe aktori i njohur shqiptar, Ilir Prapashtica.

Ky i fundit ka qenë aktor i një numri të madh të projekteve të ndryshme filmike, ku famë bëri në serialin e njohur “Familja Moderne”.

Ai luan rolin e pastruesit të objektit shkollor, por nuk mungon që me elegancë të sjell humorin e tij.

Këto dhe shumë skena të tjera humori mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme të serialit “O Sa Mirë”.