Konfiskimi i mbi 6 mijë fishekëve në veri, Kurti: Një tjetër fitore për sundimin e ligjit

Posted on February 22, 2023, 5:31 pm
5 secs

Fitore të radhës në sundimin e ligjit e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfiskimin e 6 mijë e 300 fishekëve në veri.

Policia njoftoi të martën se ka arrestuar një shtetas serb në një fshat të Leposaviqit, pasi i njëjti është kapur i duke futur fishekët nga Serbia në Kosovë.

Një tjetër fitore në sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Tutje, ai ka thënë se “Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikun e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tonë”.