Maqedonia nënshkruan protokollin për hyrjen në NATO në 6 shkurt

Posted on February 03, 2019, 1:07 am
59 secs

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Tëitter se në datën 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”- ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se hapja e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ka ardhur pas zgjidhjes së kontekstit të emrit me Greqinë e njohur si Marrëveshja e Prespës.