Sasho Ordanovski: BDI më mirë të mos përzihet në fushatën e Pendarovskit

Posted on April 25, 2019, 10:54 am
11 secs

Analisti i njohur maqedonas Sasho Ordanovski, nëpërmjet një shkrimi autorial për Civil Media, ka analizuar fushatën zgjedhore në rrethin e dytë.
Ordanovski nuk ka hezituar të komentoj edhe sjelljen e BDI-së dhe forcën e tyre politike, të cilën ai e sheh me skepticizëm.
Duke komentuar deklaratën e Izet Mexhitit, ku Mexhiti ka parlajmruar se në rrethin e dytë do të shkojnë derë më derë për të siguruar mbështetje Pendarovskit, Ordanovski ka këshilluar BDI-në që gjatë fushatës më mirë të qëndrojnë në zyrat shtetërore.
“…Duke e pasur parasysh reputacionin e BDI-së tek elektorati shqiptarë, nësë vërtetë dëshirojnë të ndihmojnë, ndoshta më e zgjuar do të ishtë të qëndrojnë në zyrat shtetërore, mos të trokasin ne dyert e votuesve potencial të Pendarovskit.”, ka shkruar Ordanovski.