Dauti Komerc mbron punëtorët dhe konsumatorët

Posted on March 13, 2020, 3:31 pm
2 mins

Kompania Dauti Komerc, në interes të shëndetit publik dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërmarrë sërë masash për mbrojtje të shëndetit të punonjësve dhe konsumatorëve.Kjo kompani ka filluar plotësisht të respektojë masat dhe rekomandimet e Qeverisë, e që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrezikut nga korona virusi. Me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të përhapjes së virusit, të gjithë punëtorët e kësaj kompanie kanë filluar të mbajnë maska mbrojtëse, doreza dhe të gjithë mjetet higjienike për mbrojtjen e të punësuarëve dhe konsumatorëve. Nga kjo kompani kanë informuar se të gjitha hapësirat janë dezinfektuar,ndërsa po evitohet kontaktet e panevojshme të cilat mund të shkaktojnë transmetimin e këtij virusi.

Ja disa nga rekomandimet se si duhet të mbrohemi nga korona virusi:

  • Lani duart shpesh, duke përdorur sapun dhe ujë, më gjatë se 1 minutë, duke u kujdesur që ti përfshini të gjitha pjesët nga pëllëmba dhe gishtërinjtë.
  • Shmangni kontaktin e afërt me persona të sëmurë ose me persona të cilët janë kthyer nga udhëtimi prej vendeve me rrezik të lartë ose të mesëm.
  • Përdorni mjete për dezinfektim ose facoleta.
  • Gjatë kollitjes ose teshtimës mbuloni hundët dhe gojën me facoletë për një përdorim dhe menjëherë hidheni atë në një vend të sigurt. Në rast se nuk keni facoletë, mbuloni hundën dhe gojën me anën e brendshme të bërrylit.