Drejtori i Kompanisë Dauti Komerc,Xhemail Dauti në margjina të forumit ekonomik të iniciativës “Open Ballkan”ka realizuar një takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, nga i cili ka marë përgëzime dhe inkurajime për punën që po bën kjo kompani në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri ,Kosovë dhe vendet tjera të rajonit. Gjatë këtij takimi Dauti ka përgëzuar kryeministrin shqipëtarë për këtë iniciativë duke potencuar që hapja e kufijëve dhe lehtësimet doganore mes vendeve të rajonit do të ndikojë në lehtësimin e biznesit mes këtyre shteteve.
“Kjo pjesëmarrje masive në këtë ngjarje dhe interesi për të qenë palë aktive të një ndërlidhjeje edhe më të fuqishme dhe më të organizuar të rajonit, është mesazh i fuqishëm se Ballkani po fillon të krijojë nivel më të lartë të mirëkuptimit dhe se ndërlidhja ekonomike dhe krijimi i ambientit dinamik dhe vital ekonomik rajonal është dëshirë dhe ambicie e përbashkët”, ka thënë Dauti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se ky samit mori edhe një tjetër dimension në madhësi dhe kuptim dhe për shkak të pjesëmarrjes së madhe të personave afarist jo vetëm nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por edhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Greqia dhe shumë vende të tjera.
Ai e quajti këtë iniciativë strategjike dhe potencoi se pikërisht ky mozaik fuqishëm flet për vlerën e kësaj iniciative dhe për atë se sa njerëzve në biznes u nevojitet kjo iniciativë dhe se hapësira e përbashkët rajonale ekonomike mund të arrijë më shumë nga ajo që vendet vetë dhe të ndara mund të bëjmë.