Dauti Komerc prezantohet në panairin e karierës

Posted on April 24, 2019, 12:21 pm
2 mins

Kompania , Dauti Komerc ka marë pjesë në panairin e Karierës i cili u organizua në Universitetin e Evropës –Juglindore, me çrast studentët në mënyrë të drejpërsëdrejtë janë njoftuar me kapacitet dhe mundësitë që ofron kjo kompani. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kompanisë i kanë informuar studentët me historinë e tyre të suksesit dhe metodat që zbaton Dauti Komerc, në punën e tyre të përditshme në zhvillimin e biznesit. Gjithashtu ky takim ishte një mundësi për punëdhënësit potencial të takohen me studentët dhe të shqyrtojnë mundësitë për punë praktike, metodë kjo të cilën Dauti Komerc e zbaton një periudhë të gjatë kohore duke u mundësuar studentëve nga të gjitha Universitetet e vendit tonë që punën e tyre praktike ta kryejn në njërën nga kompanit më suksesshme privatë në Maqedoninë e Veriut.

Panairin e shpalli të hapur rektori i UEJL-së,Abdylmenaf Bexheti, i cili u dëshiroi kompanive dhe studentëve të komunikojnë sa më shumë dhe të arrijnë sa më shumë marrëveshje për angazhim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha, në fjalimin e tij, tha se ky panair dëshmoi se bashkëpunimi mes Universitetit dhe OEMVP-së është në nivelin më të lartë dhe se shpresa jonë janë studentët. Ai, po ashtu u bëri thirrje kompanive që të detektojnë kuadrin e tyre këtu, pasi duam që rinia ta gjejë vendin e duhur në shoqërinë tonë.

Në panair morën pjesë kompani të njohura nga vendi dhe në përgjithësi i takojnë sektorit privat, por edhe atij publik. Të pranishëm ishin edhe shumë institucione arsimore dhe organizata joqeveritare.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë mbi 80 kompani, të cilët në stendat e tyre kishin ekspozuar veprimtarinë e tyre, kurse ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tyre, të cilët shqyrtonin CV-të e studentëve për angazhim të mundshëm të tyre. Panairi u organizua nga Qendra e Karrierës e UEJL-së.