Në moment kur bota po ballafaqohet me një armik të padukshem, virusin Kovid 2019, solidariteti i familjes Dauti gjithnjë e më tepër vjen në shprehje. Si në çdo rast edhe kësaj rradhe Kompania Dauti Komerc, u ka dale në ndihmë të gjithë shqiptarëve kudo që janë ato. Kjo kompani, kësaj rradhe ka ndarë artikuj ushqimorë për familjet e prekura nga Corona virusi në Tuz të Malit të Zi. ”Si kompani me përgjegjësi të madhe shoqërore, nuk mund të rimë duarkryq në situate emergjente kur shumë shqiptarë kanë nevojë për ndihma, në këto situate fatkeqësie, ku virusi po sfidon gjithë njerëzimin. Kësaj radhe kemi ndihmuar banorët shqiptarë në Tuz të Malit të Zi, me pako ushqimore në vlerë prej 3000 eurove. Kësaj komune gjithashtu iu është dhenë në disponim një furgon me të cilin komuna do të mund t’ju shpërndajë ushqim familjeve në nevojë”, thuhet në njoftimin e kompanisë Dauti Komerc. Kryetari i komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj,ka falenderuar publiksht kompaninë Dauti Komerc,për ndihmën që ka ofruar për familjet që kanë nevojë duke u shprehur mirënjohje në emër të gjithë banorëve të Malësis së Madhe,sipas të cilit në moment të vështira solidariteti shqipatrë është një vlerë të cilën çdo popull duhet ta ketë. Sipas informacioneve zyrtare,Tuzi është një ndër zonat më të rezikuara na Kovid 2019, dhe sipas të dhënave, mbi 30 persona janë infektuar. Dauti Komerc, kompani kjo e cila njihet për solidaritetin dhe bamirësinë, edhe gjatë tërmetit katastrofal që preku Shqipërinë para disa muajve ndihmoi me artikuj ushqimorë banorët e vendeve të prekur, ndërsa për një familje siguruan edhe ndërtimin e shtëpisë. Kompania Dauti Komerc, është një kompani e cila veprimtarinë e saj e shtrirë në çdo cep ku jetojnë shqipëtarë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.