Dauti Komerc ndihmon edhe pensionistët

Posted on May 17, 2021, 9:45 am
54 secs

Drejtori i kompanisë, Dauti Komerc,Xhemail Dauti në zyrtat e tij ka pritur një delagacion nga shoqata e pensionistëve të komunës së Sarajit. Gjatë këtij takimi, pensionistët kanë shprehur falenderimin e tyre ndaj kësaj kompanie e cila me humanizmin e saj ka ndihmuar ata në aktivitet të shumta,humanitare,kulturore dhe sportive.

Nga ana e tij, drejtori Dauti ka potencuar se kompania që drejton familja e tij është e gatshme që të ndihmojë të gjitha grupet shoqërore sidomos shoqatën e pensionistëve e cila me aktivitet të shumta i ka dhënë shpirt dhe gjallëri jetës së pensionistëve në komunën e Sarajit, e cila edhe pse, në kohë pandemie nuk është ndalur së punuari duke i realizuar me sukses aktivitetet saja.

Gjatë këtij takim u diskutuan edhe planet për realizimin e aktiviteteve tjera që do të organizohen nga ana e Shoqatës së  pensionistëve të komunës Saraj, ku përfshihet sfera e sportit, rekreacione të ndryshme, arti, ekskurzione të organizuara nga vet shoqata si dhe shumë aktivitete tjera mrenda dhe jasht komunës ku kjo shoqatë graviton.

Përveç kryetarit të Shoqëatës së pensionistëve , Mahir Duraku në këtë takim morrën pjesë edhe tre anëtarë tjerë të shoqatës si Abedin Krosi, Feta Demiri dhe Iljaz Haxhiu.