Kompania Dauti Komerc përmes një video spoti senzibilizuas ,ka njoftuar të gjithë konsumatorët dhe partnerët e saj për masat që ka ndërmarë në luftën kundër pandemisë Kovid19.
Me qëllim të mbrojtes së të punësuarve dhe konsumatorëve, Kompania Dauti Komerc,në bazë të rekomandimeve të Qeverisë ka vendosur të vendosë masa të reja për të gjithë personelin e me qëllim të parandalimit të Kovid-19.
Shtabi i krizës i kësaj kompanie, që nga fillimi I pandemisë, ka vendosur që çdo personi që do të hyjë në hapësirat e kompanisë ti bëhet matja e temperaturës, në asnjë mënyrë të mos lejohet hyrja e personave nga jashtë pa maskë mbrojtëse ,aplikimi për punësim të bëhet përmes postës elektronike ndërsa i tërë dokumentacioni, të dorëzohet në hyrje të kompanisë,dhe të bëhet dezinfektimi i të gjitha mjeteve transportuese dhe hapësirave për punë.