Dauti Komerc, me masa mbrojtëse nga Kovid-19

Posted on November 03, 2020, 3:11 pm
2 mins

Me qëllim të mbrojtes së të punësuarve dhe konsumatorëve, Kompania Dauti Komerc,në bazë të rekomandimeve të Qeverisë ka vendosur të vendosë masa të reja për të gjithë personelin e me qëllim të parandalimit të Kovid-19.

Shtabi i krizës i kësaj kompanie, duke filluar nga sot, ka vendosur që çdo  personi që do të hyjë në hapësirat e kompanisë ti bëhet matja e temperaturës, në asnjë mënyrë të mos lejohet hyrja e personave nga jashtë pa maskë mbrojtëse ,aplikimi për punësim të bëhet përmes postës elektronike ndërsa i tërë dokumentacioni, të dorëzohet në hyrje të kompanisë. Gjithashtu kjo kompani ka vendosur edhe masa tjera shtësë si siç janë:

-nga ora 7:00 deri në orën 8:00 dy persona nga sigurimi të jenë present në vendin e punës,

-vendosja e pompave elektrike për dezinfektime, sensor në disa vende nëpër objektin e kompanisë,

-të kryhet dezinfektimi i të gjitha makinave në hyrje të objekteve,

-të punësuarit në sektorin e higjienës të shfrytëzojnë produkte për dezinfektim,

-vendosje të llampave të kuarcit dhe UV llampa,

-të punësuarit në çdo dy orë të bëjën pauzë dhe të bëhet ajrosja zyrave administrative,

-të punësuarit në kuzhinën e kompanisë në mënyrë detyruese të mbajnë maska doreza dhe pallto special për punë si dhe

-dezinfektim të hapësirave për punë çdo ditë në mëngjes.

Anëtarët e shtabit, në koordinim me kryesinë e Dauti Komerc,me shumë vëmendje e përcjellin situatën aktuale në vend me qëllim që të minimizohet mundësia për përhapje të këtij virusi famëkeq.