Dauti Komers shembull edhe në komunikacion

Posted on January 15, 2020, 2:37 pm
2 mins

Kompania Dauti Komerc përveç se ka aritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet si një shkollë  në sferën e biznesit në Maqedoninë e Veriut ajo më tani është bërë shembull edhe në kulturën e lartë në komunikacion. Për sukseset e shumta të kësaj kompanie tanimë kanë filluar të shkruajn edhe mediat në gjuhën maqedonase.

E përditshmja në gjuhën maqedone “Nova Makedonija”në një artikull të saj ka shkruar se veturat e kompanisë janë shembull i se si duhet të sillëmi në komunikacion.”Pjesëmarësit në komunikacion në Shkup dhe më gjërë pozitivisht reagojnë për një dukuri positive tek veturat e kësaj kompanie në të cilat shkruan ”Nëse keni vërejtje dhe lëvdrata për shoferin e kësaj veture ju lutemi na informoni në këtë numër të telefonit”, shkruan Nova Makedonija, në artikullin e saj, sipas së cilës ky veprim kompanisë, jep optimizëm se dikush mban llogari për respektimin e rregullave të komunikacionit.

”Dikuj ndoshta kjo do ti duket fare e parëndësishme  por në situate kur të gjitha vlerat morale kanë filluar të zbehen një tekst i vogël jep shpresë se nuk është fundosur gjithçka. Qyetearët janë të lodhur nga shoferët të cilat i ndjekin veturat me shpejtësi maramendëse dhe nuk respektojnë asnjë rregull të komunikacionit duke mos respektuar as këmbësorët dhe duke mos mbajtur llogari as për mjedisin”,thuhet në artikullin e gazetës Nova Makedonija.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut,Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.