Dauti takime me Xhaferin,Besimin dhe Bytyqin

Posted on September 15, 2020, 11:24 am
43 secs

Drejtori i kompanisë, Dauti Komerc Xhemail Dauti,së bashku me përfaqësuses të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore ka realizuar një takim me ministrin e ri të Financave ,Fatmir Besimi,zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi si dhe me kryetrain e Parlamentit Talat Xheaferi. Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar tema të rëndësishme me theks të veçantë sfidat që e presin vendin tonë në sferën e biznesit. Gjatë takimit me kryetarin e parlamentit,presidenti i kompanisë Dauti Komerc ka kërkuar nga Xheferi që në kuadër të parlamentit të formohet një zyrë e veçantë nga e cila komuniteti i biznesit do të mund të mer pjesë në hartimin dhe miratimin e ligjeve nga ana e Parlamentit. Gjatë takimit me ministrin e finanacave, Fatmir Besimi, është diskutuar për mundësinë për kthimin e TVSH-së që shteti ua ka borxh kompanive private.Gjatë takimit me zv\kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili ka qenë edhe drejtor ekzekutiv në OEMVP, përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar nga ai që të kontribuojë në përforcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit.