TARAVARI: Koncepti konsensual mund të realizohet pas 10 viteve!

Posted on April 25, 2019, 10:40 am
3 secs

Opozita shqiptare beson se koncepti konsensual ka rënë në këto zgjedhje. Sipas nënkryetarit të ASH-së, Arben Taravari, presidenti konsensual mund të realizohet mbase pas 10 viteve, njofton Alsat-M.

“Koncepti konsensual në këto zgjedhje mori ma pak vota se sa fletat e pavlefshme. Faktikisht të gjitha partitë shqiptare me Zaevin në Qeveri, nuk morën as 45 mijë vota shqiptare kundrejt opozitës shqiptare e cila mori 80 mijë vota. Dalja ishte e vogël tek shqiptarët që ishte porosi edhe për pozitën por edhe për opozitën shqiptare. Koncepti konsensual ka ra në këto zgjedhje, pas 10-15 viteve mund të qëndron por tash për tash nuk kalon”, tha Arben Taravari, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.