Sela: Proceset dhe aktvendimet gjyqësore mund të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale

Posted on March 18, 2019, 1:33 am
28 secs

Mbledhja është zhvilluar pa prani të mediave, pas së cilës, lideri i partisë Ziadin Sela dha deklaratë.

“Në Maqedoni, që nga pavarësimi e deri më sot, asnjëherë nuk janë
mbajtur zgjedhje të lira dhe korrekte. Kështu ishte edhe në zgjedhjet
lokale. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet në Strugë është dëshmi se
gjithmonë ka pasur manipulim të zgjedhjeve, pasi që ka pasur manipulim
të votave nga ana e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Sela.

Në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe proceset gjyqësore dhe
aktvendimet gjyqësore ai tha se të njëjtat mund të ndikojnë edhe në
zgjedhjet presidenciale, të caktuara për më 21 prill.

“Procesi gjyqësor për 27 Prillin kundër Abdulfetah Alimit është
proces i montuar politik, pasi që ai në vend që të shpallet për hero,
mori dënim me burg prej 7 vjetëve. Ai mua ma shpëtoi jetën, dhe u dënua
pasi që nuk i ka ndaluar t’i hapin dyert, ata që sot janë amnistuar dhe
liruar”, tha Sela.