Baghdad Bounedjah, bashkëlojtar i Xavit në klubin Al Sadd, ka bërë të ditur se ish-mesfushori i Barcelonës i ka treguuar atij se në Katalonjë, të gjithë mësohen ta urrejnë Real Madridin.
Sulmuesi algjerian ka luajtur së bashku me Xavin dhe tre vjetët e fundit dhe me Gabin për gjashtë muajt e fundit. Gjatë kësaj kohe, ish-ylli i Barcelonës dhe ish-ylli i Atletico Madridit u kanë folur bashkëlojtarëve të tij për rivalitetin ekstrem që ekziston mes Real Madridit dhe klubeve të tjera spanjolle, transmeton Gazeta Express.
Natyra e këtyre bisedave mes lojtarëve të Al Saddit kishte qenë e panjohur për publikun deri në këtë moment, pasi që tani Bounedjlh, në një intervistë, i ka zbuluar ndjenjat e Xavit dhe Gabit për Real Madridin.
“Asnjërit prej tyre nuk u pëlqen Real Madridi. Xavi më ka treguar se në Katalonjë, ata mësohen ta urrejnë Real Madridin dhe rriten me këto ndjenja”, ka bërë të ditur Bounedjah.
Xavi dhe Gabi i ndihmuan bashkëlojtarit të tyre nga Algjeria ta fitojë titullin e golashënuesit më të mirë në Evropë përgjatë vitit 2018, me plot 58 gola të shënuara, duke i lënë pas vetes futbollistë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Mohamed Salah.