Pas disfatës turpëruese në ndeshjen kundër Bournemouthit, Chelsea ka arritur të kthehet në mënyrë bindëse, duke siguruar fitore me rezultat 5-0 kundër Huddersfieldit.
Ndeshjen e xhiros së 25-të në kuadër të Premierligës, skuadra e Maurizio Sarrit e fitoi me rezultat të thellë, duke i fituar kështu tri pikë të rëndësishme në garën për ta zënë një vend në top katërshe të Premierligës, shkruan Gazeta Express.
Vetëm 16 minta iu nevojiten skuadrës së Sarrit për të kaluar në epërsi, pasi që Gonzalo Higuain arriti ta shënojë golin e tij të parë për klubin e ri, pas një pasimi shumë të mirë nga N’Golo Kante.
Londinezët e siguruan fitoren duke i shënuar edhe katër gola të tjerë në këtë ndeshje, dy nga Eden Hazardi, një nga David Luizi dhe një tjetër nga Higuaini.
Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme për Chelsean, pasi që lufta për një vend në top katërshe është intensifikuar gjatë javëve të fundit në Premierligë. Chelsea tani radhitet në pozitën e katër, por varësisht nga rezultati në ndeshjen e Arsenalit, mund të bie përsëri në vendin e pestë.