Jose Mourinho ka folur pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Arsenali.
Manchester United i Jose Mourinhos pësoi humbje të pastër 2:0 nga Arsenali, që sipas portugezit i bën të pamundur përfundimin në top-4 këtë edicion, shkruan Gazeta Blic
Kjo ishte humbja e parë e Djajve të Kuq në Premierligë që nga 23 tetori i vitit të kaluar, kur u mposhtën me rezultat të thellë 4:0 nga Chelsea.
Humbja ndaj Arsenalit bën që Unitedi të mbetet katër pikë larg vendit të katërt me tri ndeshje për t’u luajtur, dhe sipas Mourinhos, shansi më i mirë për kualifikim në Ligën e Kampionëve mbetet fitimi i Europa League.
“Është e pamundur të përfundojmë në top katërshe”, deklaroi pas ndeshjes Mourinho.
“Ne do të shkojmë me gjithçka të enjten dhe nuk mund ta bëjmë këtë kundër Tottenhamit. Duhet ta ndjekim Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën e Evropës”, potencoi Mourinho.