Marrëveshja 100 milionëshe

Posted on May 06, 2017, 11:36 am
51 secs

Der Spiegel, e përjavshmja gjermane, ka zbuluar marrëveshjen marramendëse mes Real Madridit dhe kompanisë së veshmbathjeve sportive, Adidas.

E përjavshmja gjermane Der Spiegel ka siguruar rreth 140 faqe nga ‘Football Leaks’ të kontratës mes Real Madridit dhe Adidasit.

Real Madrid dhe Adidas kanë një marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2015 e deri më 2024, përcjell Express.

Thuhet se Real Madrid nga kjo marrëveshje përfiton rreth 100 milionë euro në vit.

Kështu, Los Blancos për nëntë vite nga kjo marrëveshje pritet të përfitoj një shifër rekord: 1 miliardë euro, përfshirë edhe bonuset.