Solidarizimi i Prishtinës për paqen në Ukrainë, ngjyros rrethrrotullimin dhe zebrat

Posted on February 22, 2023, 5:23 pm
37 secs

Komuna e Prishtinës ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë edhe nëpërmjet simboleve nëpër rrugët e kryeqytetit.

Te rrethi i “Arbërisë” tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.

Gjithashtu, me ngjyra të flamurit ukrainas është ngjyrosur edhe rrethrrotullimi në këtë lagje.