Vuçiqi i ankohet edhe ambasadorit Gjerman: Kosova nuk po na heq taksën

Posted on February 11, 2019, 8:12 pm
54 secs

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ambasadori gjerman Thomas Achieb kanë diskutuar për relacionet mes dy vendeve në mbledhjen e cila u mbajt të hënën në Beograd.

Ata gjithashtu diskutuan situatën në Ballkanin perëndimor, veçanërisht lidhjen mes Beogradit dhe Prishtinës, mes të tjerash diskutuan për investimet e reja gjermane, realizimi i të cilave pritët në një të ardhme të afërt, raporton b92 dhe transmeton Periksopi.

Vuçiq falënderoi investitorët gjerman të cilët punësuan 55 mijë punëtorë në Serbi dhe shpresojnë që numri do të rritet me përmirësimin e ekonomisë së vendit.

Vuçiq theksoi pasojën e taksës, si një masë e papërgjegjshme dhe e njëanshme nga Prishtina, e cila po shkakton dëme në raportet dhe qëndrueshmërinë në rajon.

Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën pasi Prishtina të anulojë vendimin për taksën, e cila sipas tij përveçse po dëmton ekonominë e Serbisë, ajo po kërcënon edhe jetët e serbëve në Kosovë.

Bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë ne Procesin e Berlinit, të iniciuar nga Merkel, e cila e konfirmon politikën e vendit për një qëndrueshmëri në Ballkan.