Nën udheheqjen e shefes së Repartit të Mikrobiologjisë,Dr.Fatime Dauti, në Institutin e Shëndetit Publik në qytetin e Tetovës ka filluar me punë laboratori molekularë ku do të përpunohen testet PCR për Covid-19.
Ky laborator është i pajisur me aparaturën më të sofistikuar nga brendet më të mira botërore të cilat përdoren për diagnostifikimin e Sars Cov-2 dhe janë të pranuar në mbarë botën . Laboratori mikrobiologjik dhe molekularë do të punojë me testet më të sofistikuara PCR, me çrast qytetarëve të Tetoves dhe rajonit të Pollogut do ju jepet mundësia që të testohen me siguri më të madhe dhe besim të pakontestueshëm.
Përpunimi i testeve PCR është në bashkëpunim me Fondin Shëndetësorë dhe do të bëhet përmes termineve të caktuara nga mjeku amë.
Fillimi me punë i këtij laboratori është certifikuar nga komisioni pranë Ministrisë së shëndetesisë me të gjitha sertifikatet e nevojshme për punë me paisjet BioHazard Levl2.