Për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit, donatorët e fondacionit “Albiz”, kanë ndarë pako ushqimore për njëqin e njëzetë e pesë familje në nevojë. Ky aksion u realizua në bashëkpunim me komunën e Sarajit dhe do tu shpërndahen familjeve skamënore në të gjitha vendbanimet e komunës.
Për këtë qëllim kryetari i komunës së Sarajit,Blerim Bexheti,ka vizituar kompaninë Dauti Komerc ku ka vëzhguar procesin e përgaditjes së pakove ushqimore të cilat më pas do tu ndahen familjeve në nevojë.Pronari i kompanisë,Xhemail Dauti,pas takimit me ktyetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka thënë se kompania që drejton ai gjithmonë do të jetë në mbështetje të atyre familjeve që janë në nevojë.“Solidaiteti, është një aktivitet human i cili është bërë gjithashtu tek muslimanët gjatë këtij muaji të begatë. Besimtarët solidarizohen me kontributet e tyre modeste, por fisnike që për shtresën në nevojë është e domosdoshme dhe shumë me vlerë. Ky veprim bën që të varvërit të ndjehen mirë në mesin e vëllezërve muslimanë dhe të kuptojnë fare mirë se ata nuk janë vetëm, por gëzojnë përkrahjen e vëllezërvë të tyre .Kjo e bën jetën më të qetë e më të sigurtë në një kohë kur njerëzit jetojnë me ndjenjën e pasigurisë ekonomike në prag të pandemisë së Kovid 19”,ka deklaruar Dauti.
Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i komunës,ka falenderuar donatorët e fondacionit “Albiz “për kontributin e tyre që japin si në aspektin e bamirësisë ashtu edhe në projektet që kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijes tek popullata e Sarajit por edhe më gjërë.”Falenderoj kompanitë të cilat janë pjesë e fondaciont,të cilat iu përgjigjën pozitivisht iniciativës tonë për të ndihmuar familje me nevojë në prag të muajit të ramazanit.Më gëzon fakti që kompanitë të cilat operojnë në komunën e Sarajit gjithnjë e më tepër bëhen pjesë e rëndësishme e zhvillimeve në komunën tonë por edhe më gjërë,duke treguar një vetëdije të lartë në ngritje e përgjegjësisë shoqërore”,ka deklaruar ,Bexheti.
Kompani Dauti Komerc,përmes fondacionit “Albiz”,vetëm para disa ditëve ka shpërndarë për mjekët maska mbrojtëse,doreza,skafandra,size mbrojtëse dhe dezinfektues për spitalet dhe institutet e shëndetit public.Në këtë akcion u përfshinë ,Spitalin klinik bashku me qendrën e shëndetit public në Tetovë,Klinika për alergologji dhe pulmologji,Shtëpin e shëndetit në Kumanovë,Qendrën për shëndet public në Shkup,Spitalin psikiatrik dhe spitalin e specializuar të geriatrisë “13 Nëntori”.