Dauti Komerc, në ditët e hapura të USHT-së

Posted on April 27, 2019, 1:46 pm
3 mins

Kompania Dauti Komerc, e përfaqësuar nga pronari Xhemail Dauti, ka mërë pjesë në panairin e biznesit dhe teknologjisë ushqimore,i cili u organizua në kuadër të ditëve të hapura në Universitetin Shtetërorë të Tetovës. Në këtë event përveç stafit akademik  kanë morën pjesë qindra maturantë nga shumë shkolla jo vetëm nga Tetova por edhe nga të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kompanisë i kanë informuar studentët me paletën e gjërë të produkteve ushqimore që ofron Dauti Komerc, ndërsa gjatë bisedave të drejtpërdrejta me nxënësit dhe studentët i kanë njoftuar  me historinë e tyre të suksesit dhe metodat që zbaton kjo kompani, në punën e saj të përditshme në zhvillimin e biznesit. Gjithashtu ky takim ishte një mundësi për punëdhënësit potencial të takohen me studentët dhe maturant  dhe të shqyrtojnë mundësitë për punë praktike, metodë kjo të cilën Dauti Komerc e zbaton një periudhë të gjatë kohore duke u mundësuar studentëve nga të gjitha Universitetet e vendit tonë që punën e tyre praktike ta kryejn në njërën nga kompanit më suksesshme privatë në Maqedoninë e Veriut.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi, i falënderoi të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e teknologjisë ushqimore.Sipas tij, Panairi i teknologjisë ushqimore tani më për të tretin vit me radhë organizohet dhe është shndërruar në aktivitet tradicional.  “Dita e hapur” në UT përfundoi me një takim të përbashkët mes Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me përfaqësuesit e kompanive. Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes sektorit të biznesit dhe Universitetit, ku rëndësi e veçantë iu kushtua punës praktike të studentëve, si dhe përgatitjes së kuadrove profesionalë në fushat teknike – teknologjike, të cilët sot janë nevojë e domosdoshme e tregut të punës.

Në panair morën pjesë kompani të njohura nga vendi dhe në përgjithësi i takojnë sektorit privat, por edhe atij publik. Të pranishëm ishin edhe shumë institucione arsimore dhe organizata joqeveritare.

Në këtë ngjarje merrnin pjesë shumë kompani, të cilët në stendat e tyre kishin ekspozuar veprimtarinë e tyre, kurse ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tyre, të cilët shqyrtonin CV-të e studentëve për angazhim të mundshëm të tyre.