Gruevski kërkon heqjen e masës së paraburgimit

Posted on March 18, 2019, 1:36 am
47 secs

Gruevski, tashmë i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Këtë e ka treguar raporti i shtatë në radhë i PSP-së, raport të cilin
ekipi i Katica Janevës e publikon çdo gjashtë muaj. Ankesat, të cilat i
ka paraqitur përmes avokatit të tij, janë pezulluar si të pabaza,
shkruan AlsatM.

Masë paraburgimi është vendosur për ish-kryeministrin për akuzat “TNT”, TRAJEKTORJA” si dhe “DHUNA NË QENDËR”. Megjithatë, për të gjitha akuzat po gjykohet në mungesë.