Përfaqësues të kompanisë Dauti Komerc, kanë marë pjesë në aktivitetin që ka organizuar shkolla e mesme teknike Boro Petrushevski , “Ditët e hapura dhe promovimi i shkollimit te mesëm profesional “, aktivitet ky që ka për qëllim promovimin e arsimit profesional për të gjithë nxënësit që përfundojnë arsimin fillorë.
Gjatë këtij eventi kjo kompani e përfaqësuar nga Orhan Shaqiri dhe Isni Bajrami të cilët kanë prezantuar të arituart e kompanisë dhe kanë njoftuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nxënësit për mundësitë që ofron kjo kompani në sferën e zhvillimit të biznesit dhe aplikimin e metodave që zbaton kjo kompani gjatë procesit të punës.
Në kuadër të këtij aktiviteti është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi mes kompanive dhe shkollës së mesme profesionale me çrast nxënësit e kësaj shkolle do të mund të kryejn punën praktike në kompanitë Dauti Komerc dhe Dauti Transport shped.
Gjatë këtij aktiviteti përveç përfaqësuesve të shkollës së mësme Boro Petrushevski, ishin të pranishëm edhe kompani tjera nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore,përfaqësues nga qyteti i Shkupit si dhe Ministria e arsimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.