Kompania Dauti Komerc , historinë e saj të suksesit e ka prezantuar përpara stafit dhe studentëve të Universitetit”Nënë Tereza në Shkup”(UNT), në kuadër të forumit “Ndërmarësia –sfida e universiteteve bashkëkohore”.Drejtori i kopmanisë,Xhemail Dauti gjatë prezantimit të tij përpara studentëve dhe stafit akademik të këtij Universiteti ka prezantuar historinë e kompanis që nga themelimi në vitet e 90 e deri në ditët e sodit.”Kompaninë Dauti Komerc e themeluam në vitin 1990, bashkë me vëllezërit e mi, e filluam si një ndërmarje të vogël familjare duke e kufizuar veprimtarënë tonë në nivel local në vendbanimin ku jetonim . Hapat eparë padyshim se ishin shumë të rëndë filluam nga zero, me mund punë dhe angazhim serioz aritëm që të etablohemi si një ndër kompanitë më të mira në distribuimin e konsumit të gjërë”, ka thënë drejtori gjenaral , Xhemail Dauti.

Ai duke rëfyer historinë e zhvillimit të kompanisë përpara studentëve, ka thënë se rruga e tyre nuk ka qenë e shtruar me lule, por përplot sakrtifica mund dhe punë, “Filluam biznesin me para borxh,punuam shumë ditë e natë,falë qasjes tonë profesionale, duke shfrytëzuar përparësitë dhe përgaditjet tona profesionale dhe arsimore, ia dolëm me sukses dhe shumë sakrificë që të arijmë këtu ku jemi. Idea dhe vizioni janë faktorë kryesorë të suksesit të një kompanie dhe falë këtij përkushtimi ne sot jemi një kompani e etabluar në më tepër shtetet të rajonit, dhe atë Maqedoni, Kosovë , Shqipëri dhe Mal Të Zi”, ka deklaruar Dauti, në forumin e biznesit në UNT. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kompania e tyre është ngritur në aspektin professional në të gjitha sferat dhe është shëndruar një model suksesi jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë. Si rezulatat i këtij përkushtimi,”Dauti Komerc”, sot eshtë etabluar si një ndër kompanitë më serioze në pjsën e konsumit të gjërë ushqimorë dhe është distriributorë i mbi 100 brendeve, ndër të cilat edhe i brendit të njohur “Divella”,nga Italia si dhe shumë brende të tjera botërore.
Dauti Komerc si një kompani me përgjegjësi shoqërore themeloi edhe Fondacionin “Dauti”i cili ka për qëllim ngritjen,kultivimin dhe ruajtjen e përgjegjësive shoqërore.”Si kompani me përgjegjësi themeluam fondacionin, “Dauti”me qëllim që ti ndihmojmë proceset shoqërore, të ndihmojmë kulturën ,arsimin,sportin dhe çdo segment të jetës shoqërore. Iniciativës tonë iu bashkëngjitën edhe shumë kompani të tjera dhe si rezultat i kësaj u bë edhe riemërimi”Fondacioni Albiz”, në të cilin sot participojnë dhe donojnë shumë kompani të njohura jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjërë”,ka thënë Dauti, i cili përpara studentëve ka prezantuar edhe përvojën e tij si Kryetar i parë i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore,(OEMVP) e cila sot artikulon interesin e biznesit shqiptarë jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë.
Në këtë forum biznesi përveç, studentëve panelistëve ishte i pranishëm edhe Rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani, i cili ka ndarë mirëgjohëje kompanisë”Dauti Komerc “për bashkëpunimin e deritanishëm sidomos në pjesën e punës praktike që ua mundëson studentëve të këtij universiteti kjo kompani.