Nesër me fillim në ora 12:00, në hotelin Aleksandar Palas në Shkup, do të mbahet Kuvendi zgjedhor i Forumit të gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në të cilin do të zgjidhet kryetarja e re, nënkryetaret, sekretarja si dhe anëtarët e kryesisë.
Fjalë rasti në këtë ngjarje do të këtë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe mysafire nga Kosova dhe Shqipëria.