Gruevski i thotë Borisovit se nuk do ta mbështesë marrëveshjen me Bullgarinë

Posted on August 02, 2017, 9:59 am
26 secs

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në takimin e sotëm me kryeministrin bullgar Bojko Borisov ka theksuar se Komiteti Qendror i partisë nuk do të mbështesë marrëveshjen që ka nënshkruar Qeveria.

“Në lidhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, kryetari Gruevski ka thënë se VMRO-DPMNE-ja për këtë çështje ka qëndrime parimore, shumëvejçare dhe argumentuese, ideja themelore e së cilës ishte arritja e marrëveshjes në të cilën nuk do të ketë ndjenjë të fituesit dhe humbësit dhe e cila do të realizonte idenë për miqësi të vërtetë dhe të barabartë, si dhe bashkëpunim në mes dy vendeve dhe popujve.”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Të dyja palët theksuan rëndësinë dhe nevojën për integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si një prioritet që do të sigurojë stabilitet të përhershëm për rajonin.