Ushtarët e Kosovës sot kanë arritur që të shpërthejnë disa orteqe shumë të rrezikshme në Brezovicë, e cila ka disa ditë që është mbyllur për vizitorë.
Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.
’Falënderim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës! Sa mire qe iu kemi! Shperthimi i ortiqeve ne Brezovicë sot. Vazhdojmë nesër!’’, ka shkruar Morina.
Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/285828885435336/