Maqedonia arrin standardin më të lartë për hapjen e të dhënave në FMN

Posted on February 03, 2019, 12:42 am
39 secs

Në Shkup sot do të promovohet arritja e Republikës së Maqedonisë drejtë standardit më të lartë për përhapje të të dhënave në Fondin Monetar Ndërkombëtar – SDDS Plus.

Për rëndësinë e këtij standardi dhe për arritjen e vendit drejtë saj do të flasin drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simovski, guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska -Bezhovska dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Qëllimi i SDDS Plus është që t’iu ndihmohet vendeve të cilat janë në vendet e larta gjatë publikimit të të dhënave ekonomike dhe financiare gjithëpërfshirëse, me kohë dhe të besueshme në kuadër të integrimit të përhershëm ekonomik dhe financiar.

Siç deklaroi Lui Mark Dusharm, udhëheqës kryesor për statistikë dhe të dhëna në FMN, përhapja e të dhënave të reja sipas standardit më të lartë do të jetë me rëndësi të madhe që kontribuon për vlerësime më të informuara të performancës të sektorit financiar në vend, lidhje ndërkufitare financiare dhe dobësimi i ekonomisë nga goditjet.