Kënaqësia, përvoja, shoqërimi global dhe përfitimi, janë vetëm disa nga përfitimet e hapjes dhe zhvillimit të start-ap bizneseve, konsiderojnë sipërmarrësit e rinj, pjesëmarrës në Panairin e sivjetshëm për karrierë “CareerLaunch”.
Sipas tyre, duhet të tejkalohet mendimi se është më mirë njëherë të përfundohet fakulteti, e pastaj të kërkohet punë. Mundet paralelisht të punohet dhe të studiohet sepse puna jep dimension tjetër, të cilën studimet nuk e ofrojnë.
“CareerLaunch” mbahet sot dhe nesër në Bibliotekën universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe në të marrin pjesë mbi 20 kompani, të cilat ofrojnë mbi 70 punësime kryesisht nga fusha e marketingut dhe sektorit IT.
“Bashkësia start-ap ofron shumë mundësi të mira për punësim që u përgjigjet më së shumti të rinjve para së gjithash për shkak të orarit fleksibil të punës, atmosferës ndryshe, ndryshe nga ajo në korporatat e mëdha”, deklaroi Frosia Kuzmanovska nga Sistems for enterprajz, qendër inovative, e cila përpunon vendime softuerike për industrinë e sigurimeve.
Tash për tash më të kërkuar dhe më të përfaqësuar në start-ap bizneset janë programerët, sidomos zhvilluesit e softuerëve.
“CareerLaunch” e organizon Summer Work & Travel Alumni Macedonia, në bashkëpunim me Info klubin rinor – Shkup.
Para fillimit, e përshëndetën ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe përfaqësuesja e UNDP-së Luiza Vinton.