VMRO-DPMNE-ja, me anë të një deklarate për medie, i është përgjigjur deklaratës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, i cili paralajmëroi rizgjedhjen e gjykatësve, dhe se sipas kësaj partie, ai dëshiron të fshehë dëmet që i ka shkaktuar interesave kombëtare.
Darko Kostovski, gjatë një konferencë për shtyp tha se LSDM-ja po partizon gjyqësorin me rizgjedhjen e 600 gjykatësve, që sipas tij, kanë kaluar filtra partiak të LSDM-së.
@Gjyqësori atëherë preku tokën, ndërsa tani Zaev dëshiron ta realizojë të njëjtin skenarë vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimet që i ka bërë.
Zaev mendon se nëse në Gjykata vendos “dëgjues partiak” do ta amnestojnë ashtu siç bëri Cërvenkovski për krimet në “Global”, ose siç bëri Katica Janeva që e shpëtoi nga rasti “Puç””, u shpreh Kostovski.
Ai gjithashtu shtoi se LSDM-ja po tenton të zbatojë Deklaratën Shqiptare.