OEMVP, mirënjohje për Dauti Komerc

Posted on July 03, 2020, 2:02 pm
59 secs

 

Kompania Dauti Komer,ka marë mirënjohje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore,me rastin e përvjetorit të 15 të kësaj ode si si kompani më besnike gjatë rrugëtimit pesëmbëdhjetë vjeçarë. Mirënjohja i është ndarë Presidentit të kompanisë,Xhemail Dauti, nga ana e kreut të kësaj ode,Nebi Hoxha i cili ka falenderuar kryetarin e parë të kësaj ode i cili vuri themelet e e organizimit institucional të biznesit të shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut.

Dauti Komerc është shoqatë akcionare e afirmuar me udhëheqës dhe lider i shëndoshë në rajon e më gjërë, qëllimi i së silës është që t’u ofrojë klientëve shërbime moderne, të besueshme dhe shërbime ekonomike kurdo dhe kudo që të kenë nevojë.

Kompania Dauti Komerc, është renditur në top njëqindëshin e kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Vereiut . Kjo kompani gjithashtu ka mërë mirënjohje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për investime jashtë vendit në funksion të ritjes së eksportit nga vendi në tregjet e rajonit.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut,Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.