Kompania Dauti Komerc, ka filluar një aksion të madh për furnozimin e amvisërive me peleti briketi dhe qymir druri për nxemje në sezonin e dimrit.
Risi e këtij aksioni është se të gjithë të interesuarit porositë e tyre mund ti bëjënë në numrat e telefonit 02 2550-124 dhe 070 205-952, ndërsa transporti është falas deri në shtëpi për të gjithë konsumatorët,dhe gjendetnë në të gjitha marketet dhe depotë e kompanisë.
Peleti përfaqëson alternativën më të vlefshme nga lëndët djegëse tradicionale të ngrohjes. Është thjeshtësisht i disponueshëm , praktik gjatë transportit ,ekologjik, ekonomik dhe i sigurtë. Peleti paketohet në thasë me nga 15kg , nuk bën pis dhe sbën pluhur. Cilësia parësore e peletit është dhënia e tij për nxehtësi dhe mbetjet shumë të vogla në formë mbeturinash.Avantazhet e peletit janë të shumta, ajo është lënda djegëse më ekonomike në treg , me shpenzim energjitik 50% më pak, ruan mjedisin,pastërti maksimale,mbetje të vogla të hirit,dhe zë shumë pak vend. Peleti, është një nga biomasat më të përdorur. Ai fitohet nëpërmjet disa përpunimeve të thjeshta mekanike, duke nënshtruar mbetjet e drurit të përpunuar nën presion të lartë.
Materiali, pastaj kalohet njëkohësisht nëpër një tjerrë me vrima të dimensioneve që variojnë nga 6-12 mm. Nxehtësia e çliruar gjatë kësaj faze të punimit , aktivizon efektin lidhës të linjës , një substancë natyrale e pranishme tek druri , e cila përcakton edhe kompaktësinë edhe formën karakteristike cilindrike te peletit.Në të kaluarën mbetjet e drurit, si tallashi hidheshin si të panevojshme, ndërsa tani, me anë të shpikjes së peletit dhe me anë të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj ambientit, këto materiale teprice kanë një jetë të dytë dhe një përdorim të barabartë me 100 %. Peleti ,është një produkt totalisht natyral dhe në respektim të plotë me ambientin.