Nevojat e tegut,shërbimi më efikas dhe cilësorë ndaj komintetntëve dhe bashkëpunëtorëve e kanë shtyrë Kompaninë Dauti Komerc , që të investojë në rritjen e kapaciteteve si në Maqedonbinë e Veriuit ashtu edhe në Kosovë.
Për të siguruar konzistencë dhe përmirsimin e performansave afariste si dhe mirëmbajtjen e pozicionit të aritur në vendet e rajonit,rezultatet e deritanishme dhe besimin të cilin e ka aritur tek konsumatorët në nivel global, rezulton me përforcimin e pozicionit konkurues në tregjet e njohura në rajon dhe më gjërë si kompani e cila është e aftë për ambietim të shpejt me të gjitha kushtet në mjedisin e bizneseve.
Risitë e Dauti Komerc në spektrin e logjistikës e mundësojnë distribuimin e brendeve të reja me kualitet të lartë të cilat gjithashtu e fitojnë besimin e konsumatorit. Për këtë qëllim, kompania Dauti Komerc, ka filluar ciklin e ri të investimeve në ngritjen e kapaciteteve të saja ,me çrast në kompleksin në Saraj është duke u realizuar projekti për ritjen e kapaciteteve për 2000 metër katrorë, në Kosovë shtohen kapacitetet e depove për 5000 metër katrorë , ndërsa në Strugë është bërë blerja e tokës prej 4500 metra katrorë e cila do të shërbejë për ritjen e kapaciteteve konkuruese në rajonin e Ohrit dhe të Strugës.
Ky investim është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare ndërsa dy vite edhe kompania më e suksesshme e vitit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Dauti Komerc është shoqatë akcionare e afirmuar me udhëheqës dhe lider i shëndoshë në rajon e më gjërë, qëllimi i së silës është që t’u ofrojë klientëve shërbime moderne, të besueshme dhe shërbime ekonomike kurdo dhe kudo që të kenë nevojë.
Kompania Dauti Komerc, është renditur në top njëqindëshin e kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Vereiut për vitin 2018 e cila bëhet në bazë të të dhënave zyrtare të Regjistrit Qendror si institucion përgjegjës. Kjo kompani gjithashtu ka mërë mirënjohje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për investime jashtë vendit në funksion të ritjes së eksportit nga vendi në tregjet e rajonit.
Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut,Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.