Kompania Duti Komerc, e përfaqësuar nga presidenti,Xhemail Dauti me ftesë të ambasadorit të Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Marija Petroviç ka marë pjesë në evenimentin me rastin e ditës së shtetësisë së Malit të Zi.
Me këtë rast ambasadorja e këtij shteti duke folur për rëndësinë që ka 1 korriku dhe sfida që ka kaluar shteti malazez gjatë këtyre dekadave është përqëndruar edhe në bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve , ajo me këtë rast ka përmendur kompaninë Dauti Komerc si një histori suksesi e cila ka zgjëruar veprimtarinë e saj edhe në Mal të Zi, ajo posaçërisht ka falenderuar këtë kompani e cila ka qenë sponsori kryesor i këtij manifestimi.
Në këtë event përveç diplomatëve , afaristëve dhe figurave të shumta nga jeta politike shoqërore ishte i pranishëm edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.