Profesori universitar, Mersim Maksuti gjatë një debati në emisionin
“Programi 200” në Alsat për fatin e PSP-së, foli edhe për ngjarjet e 27
prillit. Ai tha se ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e
vet shtetit, vunë në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe se ligji për
pajtim mund të justifikohet.
27 prilli është një situatë
specifike, nuk është një rast dosido që kemi trajtuar deri më tani nëpër
gjykata. Ngjarjet e 27 prillit vunë në pikëpyetje ekzistencën e vet
shtetit. Vuri në pikëpyetje se nga do të shkojmë nesër se çfarë do të
ndodh më tutje, mund të ndodhte dhe gjendja e jashtëzakonshme. Nëpërmjet
ligjit të amnistisë, në një mënyrë ishte i pashmangshëm edhe një pajtim
i palëve në shoqëri. Në një farë mënyre ky ligj mund edhe të
arsyetohet- deklaroi profesori universitar Mersim Maksuti.
Nga
ana tjetër avokati Ardian Demiri thotë se “hilja” për fatin e PSP-së
është bërë që në fillim., që kur ajo është themeluar. “Hileja”, sipas
avokatit Demiri, qëndron se afati i saj është përcaktuar të jetë shumë i
shkurtër. Ai e ilustron me fakte dhe argumente pohimin e tij.
“Hetime
të kryera për 18 muaj nuk mund të kryejnë apo të finalizojnë një proces
për 5 vite. Ne një ndërtim pa leje nuk mund ta mbyllim për 5-6 vite, me
katër dëshmi., atëherë si mund të finalizojmë një proces të tërë.
P.sh.: vetëm në lëndë “Transportieri” ka më shumë se 2 500 dëshmi. Sa
kohë duhet për t’i lexuar ato dëshmi? Mos flasim pastaj për t’i
analizuar ato dëshmi. Prandaj ata që e kanë përpiluar ligjin, kjo
Prokurori mund të funksionojë apo të ngrejë aktpadi Brenda 18 muajve,
t’i skadojë afati brenda 5 viteve, duket se prej aty e kanë pasur hilen
politike- tha Demiri.