Shkup,31,Janar-Ne jemi në një krizë të gjatë e cila është afër kulminimit, ka thënë deputeti Ferid Muhiq, në emisionin “Samo Vistina”, lidhu me çështjen e emrit të Maqedonisë. Ai është shprehur kategorik kundër ndryshimit të emrit, duke parashtruar dilemën mos ndoshta po ia kthen shpinën Zaevit, së paku lidhur me çështjen e emrit.
“Të gjithë i jemi eksponuar presionit. Ne mund të tregojmë shumë më tepër integritet. Disa prej marrëveshjeve janë asimetrike, nuk janë ndërtuar në reciprocitet. Sipas meje është për tu habitur se sa individët nuk kanë zë. Kjo është hera e parë në histori, precedent, asnjëherë dhe asnjë pushtues nuk kërkon ndryshimin e emrit nga një shtet. Presioni është ndaj tërë shtetit. Na shantazhojnë, jepe emrin, që të marrësh diçka. Ky është korrupsion, niveli më i ulët”, ka thënë Muhiq, transmeton Gazeta Lajm.
“Është nënçmuese të thuhet grekët kërkuan prej nesh të ndryshojmë emrin dhe prandaj duhet ta patjetër ta ndryshojmë. Ne nuk kemi kontest me Greqinë. Ne nuk kërkojmë asgjë prej tyre. Prandaj nuk duhet të lëshojmë pe. Absolutisht nuk pranoj ndryshim të emrit”, ka theksuar Muhiq.