Spotify arriti 60 milion përdorues me pagesë

Posted on August 01, 2017, 3:14 pm
2 mins

Kompania suedeze tha se në fund të Korrikut krahas 60 milion abonentëve me pagesë kishte 140 milion përdorues në terësi që do të thotë se shumica e tyre qëndrojnë në ofertën pa pagesë së Spotify.

Bota e muzikës online mund të jetë duke përjetuar probleme me fitimin por ndërsa Spotify arriti 60 milion abonentë me pagesë, ky shërbim ngelet më rritjen më të shpejtë në këtë industri.

Kompania suedeze tha se në fund të Korrikut krahas 60 milion abonentëve me pagesë kishte 140 milion përdorues në terësi që do të thotë se shumica e tyre qëndrojnë në ofertën pa pagesë së Spotify.

Shërbimi kishte 50 milion në Mars duke u rritur me 10 milion në vetëm katër muaj. Spotify vijon të zgjerojë distancën me Apple Music i cili kishte 27 milion abonentë me pagesë në Qershor një rritje me vetëm 7 milion që nga Dhjetori. Spotify operon në 60 tregje në mbarë botën.

Kompania është private por ekzekutivët e saj janë duke elaboruar dërgimin publik të saj. Shërbimet e ofrimit të muzikës kanë pasur probleme të vazhdueshme me fitimin kur Spotify dhe lojtarë të tjerë në këtë industri kanë kërkuar vazhdimisht investime për që qëndruar operacional.

Humbjet më të mëdha për kompaninë vinë nga shërbimi pa pagesë të cilin Spotify e përdor për të tërhequr përdorues me pagesë.