Motorola po punon në tabletin e ri

Posted on May 06, 2017, 10:23 am
56 secs

Motorola, e cila është në pronësi të Lenovo, po punon në tabletin e ri që do të vijë pas shumë vitesh.

Tash për tash nuk ka shumë detaje për pajisjen e ardhshme, por siç shihet nga screenshot-i që ka rrjedhë, ai do të ketë Productivity mode. Screenshot, po ashtu, na zbulon se tableti do të bazohet në sistemin operativ Android.

AndroidPolice ka bërë të ditur se tableti duhet të jetë pak më i madh, me ekran prej 9 ose 10 inç. Natyrisht, informacione tjera për specifika për momentin nuk ka.

Motorola nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me tabletin dhe as për datën e prezantimit.