Arrestohet me urdhëresë të Gjykatës i kërkuari për vjedhje

Posted on February 22, 2023, 5:33 pm
3 secs

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka bërë të ditur se sot, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin A.S. (2001) për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, A.S. ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Zeri.info.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.