Dauti Komerc ndan pako për vitin e Ri

Posted on December 30, 2020, 8:01 pm
2 mins

Kompania, Dauti Komerc në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve “Zhurnal” përmes fondacionit Albiz në prag të vitit të ri ka bërë shpërndarjen e 60 pakove për fëmijët e të punësuarve në klinikën për vesh hund dhe fyt.

Mjekja Gabriella Kopaçeva Barsova nga qendra për covid pranë Klinikës Universitare për veshë hundë dhe fyt, shprehu faleminderim të veçantë për donacionin prej 60 paketimeve me ëmbëlsira për fëmijët e stafit mjekësor, duke shtuar se këto dhurata do t’i gëzojnë pa masë të gjithë ato fëmijë.Ajo shprehet e lumtur se përmes këtyre dhuratave nuk harohet dhe nuk lihet pas dore kontributi i tyre në luftën me pandeminë.

“Me shumë kënaqësi dhe me të vërtetë jam e lumtur që sot morëm një donacion mjaft të bukur e ajo është donacion prej 60 paketimeve e cila me siguri do t’i gëzojë fëmijët e gjithë këtij personeli që punon në qendrën për Covid pranë Klinikës Universitare për veshë hundë dhe fyt në Shkup. Me të vërtetë njerëzit dhe të sëmurit mund të them e dinë sa mund dhe energji japim për këtë, dhe ky donacion me të vërtetë shumë na gëzon dhe shumë do të thotë për ne, dhe me të vërtetë është një dhuratë e shkëlqyeshme për vitin e ri që do t’i gëzojë fëmijët që një paketë nga kjo kompani do të jetë nën bredhin e tyre”,tha Barsova

Kompania,Dauti komerc,si një kompani me përgjegjësi shoqërore përveç ndihmave gjatë festave të ndryshme është dalluar si kompani që mbështet arsimin,kulturën dhe sportin prandaj shumë aktivitete të tilla mbajnë siglën e kompanisë,Dauti Komerc.