Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.
Bashkë me kryeministrin për ngushëllime në familjen e Reçicës ishin edhe kabineti qeveritar.
“Me kabinetin qeveritar, për ngushëllim në familjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, për ndarjen nga jeta të babait të tij, Ferizit. Ministrit Reçica i shpreha konsideratën time për punën dhe kujdesin e tij. Kurse nënës së tij i urova forcë që ta përballojë këtë dhimbje”, ka shkruar Haradinaj.