Dauti Komerc, prezantohet në panairin e Zyrih-ut

Posted on April 11, 2019, 12:49 pm
2 mins

Kompania “Dauti Komerc” e përfaqësuar nga themeluesit e saj Xhmail Dauti dhe Hamim Dauti ka marë pjesë në panairin ndërkombëtarë  të logjistikës dhe transportit e cila po mbahet në Zurich te Zvicrës.Në këtë panair janë prezantuar mundëësitë dhe risitë që ofron logjistika dhe transporti në zhvillimin e biznesit. Gjatë kësaj vizite ata kanë realizuar takime dhe kanë shkëmbyer përvoja me kompani të mëdha botërore  si dhe janë njoftuar me me të gjitha risitë dhe trended bashkëkohore nga kjo lëmia e transportit dhe logjistikës.

Gjatë këtij panairi themeluesit e kompanisë, kanë relizuar dhe vizita studimore dhe konsulore me ekspertë zvicerian në sferën e logjistikës, ndërsa kanë shqyrtuar edhe mundësinë për shfrytëzimin e robotëve, respektivisht robotikës në logjistikë dhe inkuadrimin e tyre në kompaninë “Dauti Komerc”

Ky panair ndërkombëtar nga fusha e transportit, logjistikës dhe distribuimit, është një mundësi e shkëlqyer për promovimin e ofertës së plotë  dhe shërbimeve të kompanisë  Dauti Komerc dhe Dauti Transport-shped, e cila që nga viti 2003 ofrom shërbime transporti dhe logjistikë jo vetëm në Maqedoni por edhe në mbarë Evropën dhe është një ndër kompanitë më me renome jo vetëm në vendin tonë por edhe në mbarë rajonin.

Në këtë panair,përveç themeluesve Xhemail dhe Hamim Dauti, ishte i pranishëm edhe drejtori i logjistikës në këtë kompani, Goce Bllazhevski.