Bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha, sot feston 84 vjetorin e lindjes, në këtë ditë ajo ka dashur të falënderoi të gjithë ata që për vite me radhë i kanë dhuruar dashuri.
Në këtë ditë të veçantë ajo ka pritur miqë të shumtë, të cilët e uruan me fjalët më të mira.
“Përshëndetje miqtë e mi të dashur sot festoj 84 vjetorin e lindjes, ju falënderoj jashtëzakonisht shumë për mbështetjen si dhe dashurinë e dhuruar gjatë tërë këtyre viteve”, ka shkruar Pagarusha.