Shirat musonikë përmbytin verilindjen e Australisë

Posted on February 03, 2019, 12:51 am
22 secs

Makina dhe kafshët janë zhdukur në një zonë të madhe rreth qytetit bregdetar të Townsville. Ekipet e emergjencës po evakuojnë njerëzit në varka. Deri në 20,000 shtëpi mund të përmbyten nëse reshjet vazhdojnë, paralajmërojnë zyrtarët.

Një digë ka arritur dyfishin e kapacitetit të saj të ujit dhe ka nisur hapja e saj për shkarkim. Meterologët kanë paralajmëruar reshje të tjera në vijim. Queenslandi verior ka një klimë tropikale dhe përjeton shira musonikë nga dhjetori në prill, megjithatë situata duket e paprecedentë. “Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë,” citohet të ketë thënë Kryeministrja e Queenslandit Anastacia Palaszczuk.

“Ka pasur shumë shi që bie mbi ujëmbledhësin e Townsville dhe disa nga këto nivele janë të pashembullta”. . Për dallim nga ky rajon, pjesa jugore e vendit është përballur me temperatura shumë të larta. Raportohet se rreth 190 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në ishullin jugor të Tazmanisë.